×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Rexhepi pas darkës së Kurtit me pakicat: E pamundur të zgjedhet Presidenti pa partitë tjera shqiptare, duhet biseduar me Aleancën

    Reporteri
    03 Shtator 2026 | 17:38

    Gjatë mbrëmjes së djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me deputetët e minoriteteve.

    Në këtë darkë prezente ishte edhe deputetja boshnjake, Emilja Rexhepi. Ajo në një prononcim për Indeksonline ka folur lidhur me takimin e djeshëm.

    “Po, patëm një darkë miqësore me Kryeministrin, të gjithë ne nga radhët e komuniteteve joshumicë, ku ai na informoi për procesin e marrëveshjes ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së rreth propozimit për një kandidat të përbashkët për President të shtetit.”, ka thënë fillimisht për Indeksonlie Rexhepi.

    Sipas saj pas refuzimit nga gjashtë deputetët e LDK-së që të votojnë Bekim Sejdiun për President, situata është bërë e vështirë.

    “Megjithatë, tani situata është bërë më e vështirë pas ndarjes së 6 deputetëve të LDK-së, të cilët janë kundër. Prandaj, edhe përkundër mbështetjes sonë të përbashkët, mendoj se është e pamundur të zgjidhet Presidenti pa mbështetjen e përfaqësuesve të tjerë politikë të partive shqiptare’’, është shprehur Rexhepi.

    Deputetja Rexhepi ka edhe një kërkesë për Aleancën.

    “Sipas mendimit tim, duhet të bisedohet me AAK-në rreth zgjedhjes së Presidentit. Mendoj se ata janë të gatshëm të votojnë. Në të kundërtën, shkojmë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, që nuk i konvenon askujt.”, ka thënë Rexhepi.

    Për takimin e djeshëm ka folur edhe Nenad Rashiq. Ajo për Indeksonline thotë se darka me Kurtin ka qenë e planifikuar dy ditë para ngjarjeve të fundit.Rashiq thotë se në takim është folur lidhur me situatën aktuale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!