×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrënojat e hotelit në Mitrovicë e zunë një 27 vjeçar, mësohet identiteti i tij

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 19:21

    Një pjesë e ndërtesës së ish-hotel Adriatikut në Mitrovicë është shembur para pak minutash, nga çka dyshohet se një person e ka pësuar.


    Reporteri.net ka mësuar nga burime brenda Policisë se një person është nën gërmadha dhe, sipas gjendjes, dyshohet se ka vdekur.

    Policia e Kosovës nuk ka dhënë akoma zyrtarisht detaje për rastin, mirëpo Reporteri.net mëson se dyshohet që një i ri që po punonte ka pasur fatin të ngelte nën rrënoja.

    Burimet tregojnë se personi i ngecur është një 27 vjeçar me iniciale V. I.

    Ndryshe, ekipe të emergjencave, zjarrfikësit si dhe eskavatorët janë duke shembur objekte pranë vendit ku dyshohet se gjendet trupi i zënë nga rrënojat./Reporteri.net

    E rëndë: 1 person është nën gërmadha në Mitrovicë, dyshohet se ka vdekur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!