×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku rizgjedhet kryetar i PDK-së në Skenderaj, kaq vota ishin kundër tij

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 17:19

    Me 215 vota për të delegatëve, 24 kundër dhe 4 abstenime, Sami Lushtaku është rizgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj, shkruan Reporteri.net.


    Edhe pse jo të gjithë janë “pro” tij, Samiu nuk ka pasur kundërkandidat, pasi askush nga grupi i të ashtuquajturit i Bekim Jasharit, ku bëjnë pjesë deputeti Bekim Haxhiu (Kamishi) e Nuredin Lushtaku, Lushtaku nuk kanë guxuar ta sfidojnë.

    Këta dy të fundit siç tregon burimi i Reporteri.net kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor dhe kanë hedhur votën e tyre, por që gjithçka ka shkuar qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident.

    Pas zgjedhjes Sami Lushtaku ka shprehur falënderimin për besimin e dhënë dhe ju ka premtuar që së bashku do të mundohen ta bëjnë më të mirën për qytetarët e Skenderajt.

    Lushtaku ka shkruar edhe në Facebook pas zgjedhjes kryetar i PDK-së në Skenderaj.

    “Faleminderit delegatëve në Kuvendin e Degës për besimin me mbi 90% të votave, që edhe për një mandat të jem Kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj. Do të jem kryetar i të gjithëve! SL”, ka shkruar ai.

    Media të caktuara ditë më parë raportuan se “janë tejkaluar problemet në PDK-në e Skenderajt, pas një marrëveshjeje të arritur mes zyrtarëve të partisë, ku për kryetar do të jetë Sami Lushtaku, ndërsa funksionin e nënkryetarit do ta ushtrojnë Nuredin Lushtaku dhe Bekim Haxhiu”, por këtë e ka hedhur poshtë burimi i Reporteri.net brenda PDK-së.

    “Jo nuk është e vërtetë se ka një marrëveshje. Vota do të përcakton qoftë kryetarin, Kryesinë e nënkryetarët”, ka deklaruar burimi.

    Pas zgjedhjet së kryetarit ditët në vijim pritet të zgjedhet edhe Këshilli Drejtues dhe delegatët për Konventën e PDK-së.

    Kujtojmë se në Skenderaj ka pasur jo pak përplasje mes të ashtuquajturit grupit të Sami Lushtakut në njërën anë dhe Nuredin Lushtakut e Bekim Kamishit që janë përkrahës të kreut të Skenderajt Bekim Jashari.

    Kujtojmë se në nëndegën në Klinë të Epërme ka pasur jo pak përplasje me ç,rast Reporteri.net ka raportuar detajisht për anulimin e procesit zgjedhor në këtë nëndegë.

    Ndryshe, Komunën e Skenderajt aktualisht e drejton Bekim Jashari, që zgjedhjet e fundit i kishte fituar si kandidat i pavarur. Ai ishte mbështetur edhe nga zyrtarët e PDK-së në garën për kryetar, pasi që ky subjket politik kishte vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje, në shenjë respekti për familjen Jashari. /B.G. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!