×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët e Kosovës shkojnë në Beograd për ta marrë “aminin” e Vuçiqit

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 9:28

    Politikanët serbë të Kosovës janë nisur për në Beograd për të zhvilluar një takim me prsidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe me shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.


    Mediat në Serbi raportojnë se takimi do të nis në orën 12:00 dhe do të zhvillohet në Pallatin “Srbija”, ku edhe pritet të deklarohen për media më pas, shkruan Reporteri.net.

    Ky takim vije si koordinim dhe marrje e bekimit për t’u futur ose bojkotuar zgjedhjet në katër komunat e veriore, kryetarët e të cilave dhanë dorëheqje muaj më parë.

    E se serbët nuk bëjnë asgjë pa marrë bekimin e presidentit Vuçiq, e konfirmoi dje zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq.

    “Ne do të konsultohemi gjithmonë me Beogradin zyrtar dhe do të marrim vendime në përputhje me interesin e popullit serb në Kosovë “, ka thënë ai.

    Sidoqoftë, sot analistët serbë ngritën alarmin se, në rast se serbët bojkotojnë zgjedhjet e veriut, shqiptarëve do t’u jepet rasti ta marrin pushtetin në këtë pjesë.

    Ndryshe, zgjedhjet në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokun dhe Leposaviqit do të mbahen më 19 maj, pasi që disa muaj ishin pa udhëheqës pas dorëheqjeve që erdhën si reagim ndaj vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe nga Qeveria e Kosovës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!