×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët vazhdojnë të ndërtojnë dhjetëra shtëpi në veri

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 15:41

    “Lugina e Diellit” po vazhdon të marrë formë me dhjetëra shtëpi të mirëndërtuara. Ky projekt ka hyrë në një fazë të punimeve intensive.

    Siç shihet në një video të siguruar nga Reporteri.net, punët po ecin me ritëm të lartë dhe së shpejti do të përfundojnë, duke siguruar banim për rreth 1500 serbë.

    Banorët e pjesëve veriore të banuara me shqiptarë, si fshati Suhadoll, janë shprehur të shqetësuar me rritjen e ndikimit të Serbisë në këtë pjesë.

    Më shqetësues ky projekt duket kur kihet parasysh se ai po ndërtohet me para të Qeverisë së Serbisë. Shteti serbë ka ndarë hiç më pak se 25 milionë euro për një lagje të tërë në këtë pjesë të Zveçanit.

    Ndërkohë, për këtë projekt dhe punët e shtuara në të nuk kanë komentuar politikanët kosovarë. Ata nuk e kishin komentuar as më herë kur, për herë të parë, u zbulua plani serb për rritjen e popullsisë në veri.

    Ndryshe, Komuna e Zveçanit shtrihet në disa kodra që janë ngjitur me Mitrovicën e Veriut, dhe kanë një pamje të gjera që përfshin edhe Mitrovicën e Jugut. Zveçani shtrihet në mes të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviçit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!