×
  • Lajme
  • Lajme

    Sërish alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, Policia pranoi telefonatë anonime

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 10:22

    Ashtu siç kishte ndodhur pak javë më parë, sërish sot Policia e Kosovës mori telefonatë anonime me kërcënimin për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, por megjithatë nuk është gjetur asgjë, shkruan Reporteri.net.

    “Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë”, tha zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Policia: Morëm telefonatë anonime për vendosjen e bombës në Stacion të Autobusëve

    Ahmeti tha për Gazetën Online Reporteri.net se menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.

    “Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Ahmeti.

    Alarm i rrejshëm informata për dyshimet për bombë në Stacionin e Autobusëve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!