×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Shala pas kritikave të Abdixhikut: Njerëzit e lirë e përcaktojnë rrugën e LDK-së

    Reporteri
    03 Shtator 2026 | 22:58

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë.

    Shala është njëri nga gjashtë deputetët e LDK-së që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president të Kosovës.

    Pas këtij qëndrimi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i kritikoi deputetët, duke deklaruar se ata nuk po e respektojnë vullnetin e shumicës së partisë.

    Shala reagoi përmes një postimi në Facebook, ku publikoi një fotografi nga një tubim i LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!