Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, Eevamari Laaksonen.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Presidentja Shiroka Pula, siç thuhet në njoftim, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhe shprehu rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe fuqizimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.
Në këtë linjë, siç thuhet në njoftim, presidentja ritheksoi se anëtarësimi në NATO mbetet objektiv dhe prioritet strategjik i Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së Finlandës në këtë drejtim.
Sipas njoftimit, Shiroka Pula theksoi potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve finlandeze në Kosovë, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, energjisë, inovacionit dhe shërbimeve profesionale.