Nga momenti që u ndanë nga Lëvizja Vetëvendosje shumica e deputetëve aktual të Partisë Socialdemokrate duke nisur nga Visar Ymeri e të tjerë i lëshuan mjekrrat duke treguar se nuk duan të ndryshojnë veç në qëndrime por edhe në dukje, shkruan Reporteri.net.
Fillimisht e kishin vetëm Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Fisnik Ismaili por më pas e lëshuan edhe Visar Ymeri, Frashër Krasniqi, Besnik Bislimi etj.
Rrugën e tyre e ka ndjekur edhe kryetari i tyre, njëherit kreu i PSD-së Shpend Ahmeti.
Në postimin që ka bërë sonte në Facebook, ku Ahmeti tregon se kanë hapur degën në fshatin Bardhosh shihet ndryshimi në fytyrën e tij, pra mjekrra që ka lëshuar.
Foto më poshtë tregon se si të gjithë deputetët e PSD-së kanë lëshuar mjekrrat nga ndarja prej ish-shokëve të idealit.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.