×
  • Lajme
  • Raporto
  • Shqipëri

    Aksident i rëndë në Shqipëri, dy të vdekur

    Reporteri
    25 Gusht 2026 | 8:36

    Një aksident me pasojë vdekjeje është regjistruar në mesnatë në Golem. Policia njofton se një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motorit dhe pasagjeri. Ky i fundit nuk është identifikuara ende.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Golem/Informacion paraprak

    Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.

    Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!