×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Deputeti i PD-së nuk njeh kufi: Edi Rama u shtrua në spital

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 20:27

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, duke ju referuar protestës së djeshme të opozitës ka bërë një deklaratë jo aq të duhur teksa e ka lidhur me shëndetin e kryeministrit Edi Rama.


    Sipas Balliut situata shëndetësore e Ramës tregon dhe gjendjen e rënduar të tij për shkak të krizës politike. Balliu shkruan se Rama është shtruar në një spital privat.

    Statusi i Balliut:

    Rama përfundon në spital pas 16 marsit

    Mësova nga disa burime se Kryeministri Rama është shtruar në një spital privat, pasi ka pësuar një parainfarkt.

    Gjendja e tij shëndetësore reflekton qartazi gjendjen e rënduar politike. Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjeter revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij.

    Duke i uruar shërim të shpejtë, i kërkoj që të japë dorëheqjen për të mirën e tij. Pasi politikisht tani dihet që gjendja është e papërballushme por qartazi edhe fizikisht nuk e përballon dot.

    Ndaj i kërkoj Kryeministrit ti hapi rrugën qytetarëve me zgjidhje politike, që Shqipëria të kthehet në normalitetin politik dhe ekonomik te saj.

    Më shpejt se sa vonë Edvin, mendo për vete dhe qytetarët. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!