Mëngjesin e së dielës, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi të ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nano i cili vdiq dy ditë më parë.

“Lamtumirë Fatos Nanos”, shkruan Rama në foton e publikuar.

Sot në Pallatin e Kongreseve po mbahen homazhet në nder të Fatos Nanos.

Reklamë

Qeveria e Shqipërisë ka shpallur të dielën, më 2 nëntor 2025, ditë zie kombëtare në nderim të ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili vdiq në moshën 73-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

/Reporteri.net/