×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Erdogan: Gëzimi i Shqipërisë është edhe i yni, hidhërimi po ashtu

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 12:58

    Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhen në Laç, ku përuruan 522 ndërtesat e reja dhe 37 njësitë e shërbimit të rindërtuara pas tërmetit të nëntorit 2019.

    Presidenti Erdogan shoqërohej nga delegacioni i tij i përbërë nga 6 ministra.

    Presidenti Erdogan fillimisht përshëndeti të gjithë të pranishmit në ceremoninë e shpërndarjes së banesave dhe tha se ka sjellë të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjet e popullit të Turqisë.

    “Ju kam sjellë dhe përshëndetjet e vëllezërve dhe miqve zemrat e të cilëve rrahin së bashku me juve. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu me ju me rastin e kësaj ceremonie dhe që jam bërë pjesë e emocioneve dhe entuziazmit tuaj. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë. Sapo morëm lajmin e hidhur për tërmetin jemi vënë në lëvizje për të ndarë dhimbjen dhe për tu munduar të shërojmë sadopak fjalët e tyre. Ne si shtet duke u mobilizuar me të gjitha mundësitë tona ju erdhëm në ndihmë. Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe jo kur thirret”, tha Erdogani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!