Rikthimi i motit të keq jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri, po shkakton probleme dhe dëme të shumta.
Era e fortë e shoqëruar me reshje shiu ka shkaktuar probleme në qarkun e Lezhës.
Si rezultat janë dëmtuar dhjetëra varre tek varrezat e qytetit. Siç shihet nga pamjet shkëputja e disa pishave ka rënë sipër varreve, raporton OraNews.
Prej mbrëmjes të së hënës zonat malore në veri dhe juglindje të vendit po përballen me një mot të ftohtë. /Reporteri.net/.