×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Erion Veliaj: Ilir Meta është një kalë i ngordhur

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 23:32

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i ashpër me deklaratat ndaj presidentit Meta duke e konsideruar atë tashmë një “kalë i ngordhur”. I ftuar në “Real Story”, Veliaj tha se Meta ka qenë më shumë një lojtar politik se sa president.

    Mandatet e pjesshme janë plotësim mandate. Bën më sens kjo e jona ku zgjedhjet janë grupuar në një datë. Presidenti Meta nuk njohu zgjedhjet dhe anomalitë e tyre. Akti final i tij besoj është shpallja e këtyre zgjedhjeve.  Shkarkimi i tij tani nuk bën ndonjë diferencë. Është si të merresh me kalin e ngordhur. Kur ishte mirë me Bashën i shtyu zgjedhjet dhe tani që u prish me të dekreton zgjedhjet.  Meta ka qenë lojtar politik, dhe jo president”, u shpreh Veliaj.

    Veliaj ka komentuar edhe situatën në PD duke thënë se të dy palët po hanë njëri-tjetrin dhe pavarësisht se kush fiton ky duhet të jetë një mësim.

    “Kur shikoj që një palë përdor shkallët për të marrë SHQUP-in dhe një palë që me gaz pengon marrjen e saj me kujtohet sa herë është djegur bunkarti, e rrethuar Bashkia, e godisnin mua me vezë. Ata po hanë njëri-tjetrin. A gëzohem nga kjo? Patjetër pa jo. Kur merr lajmin që në Tiranë në një ndërtesë po luhet kala dibranase. Ky është mësim, pavarësisht se kush fiton, Basha po Berisha”, tha ai.

    “Ne filluam fushatën sa mbaruam zgjedhjet e 25 prillit. Nuk kemi asnjë preferencë. Unë jam i fokusuar kush janë mbështetësit. Patronazhistët, mënyrë për të invetuar mbështetjen tonë. Fakti që jemi në terren tregon se sa seriozisht po e marrim këtë”, bëri me dije kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!