Një pjesë e gjimnazistëve të Shkodrës dhe Lezhës kanë bojkotuar mësimin mëngjesin e së hënës dhe kanë nisur një marshim protestë në rrugët e qytetit.
Të rinjtë po marshojnë në rrugët e qytetit, duke thirrur: “Shqipëria e krimit”, “Opozitë e shitur”, “Hiqni kapelet”, “Bashkohuni me ne” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.
Sipas raportimeve, universitetet në Shkodër nuk e kanë bojkotuar mësimin këtë të hënë, ndërsa të rinjtë që po marshojnë janë gjimnazistë.

Situata në këto momente paraqitet e qetë dhe nuk raportohen incidente.
Edhe në disa qytet të tjera të vendit, si në Vlorë dhe Elbasan ka pasur bojkotim të mësimin nga një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve.
Ndërkohë në Tiranë pritet të mbahet sot dita e shtatë e protestës me kërkesë kryesore dorëheqjen e qeverisë.
