×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla, arrestohet në Romë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 13:02

    Ish-prokurori i Përgjithshëm në Shqipëri, Adriatik Llalla, është arrestuar të premten në Romë të Italisë.

    Gjykata vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-prokurorin e Përgjithshëm nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli.

    Ish-kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike, si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!