Policia e Fierit ka arrestuar këtë të hënë autorin e dyshuar për zjarrvënien e pyjeve në Darzezë.


Rezulton se personi i arrestuar është 68 vjeçar dhe mban të njëjtin mbiemër si zona ku ai ka vënë flakët. Fjala është për Nazmi Darëzezën, i cili tashmë ndodhet i prangosur. Ai është kapur nga autoritetet duke ndezur një zjarr e për pasojë duke djegur një sipërfaqe prej 500 metrash me shkurre e ferra. Zjarri ka vënë në rrezik edhe pyllin me pisha.