Janë publikuar pamjet e momentit të aksidentit tragjik të ndodhur një ditë më parë në Ksamil, që i mori jetën 22-vjeçarit Albiano Kreçi.

Videoja tregon momentin kur i riu po drejtonte një mjet lundrues me shpejtësi të lartë dhe u përplas me skafin e policisë kufitare, i cili ndodhej i stacionuar rreth 400 metra larg bregut të detit.

22-vjeçari mori plagë të rënda nga përplasja dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve ai nuk arriti të mbijetonte.

Reklamë

Edhe pse u transportua në spital, 22 vjeçari nu kia doli të mbijetonte, prej plagëve të marra.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.