×
  • Lajme
  • Raporto
  • Shqipëri

    Ky është i dyshuari për antentatin në Shkodër që la të vdekur dy persona

    Reporteri
    08 Shtator 2025 | 10:46

    Ragip Gila dyshohet të jetë autori i atentatit në Shkodër, me dy viktima dhe dy të plagosur.

    ABC News ka siguruar edhe video nga momenti i arrestimit të tij nga policia. Gila u kap pasi u lokalizua nga forcat e policisë.

    Ngjarja e rëndë rndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.

    Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi Armando Pali., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi Liridon Kraja 31 vjeç.

    Ndërkaq, u plagosën shtetasi Erogen Vaso 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe kamarierja Meri Kaceri 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë./Abcnews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!