Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm  një 35 vjeçar dyshohet se vrau me armë zjarri ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën, si dhe mori peng ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja me makinë.

35-vjeçari  ka lënë të lirë ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. Plaka, të cilën e mbante peng prej disa orësh. Sakaq po negociohet që të dorëzohet dhe autori i cili është i rrethuar nga forcat e policisë.

Reklamë

Sipas dëshmive të të afërmeve të viktimës për A2CNN, 35-vjeçari ishte arrestuar edhe herë të tjera nga Policia e Fierit, por ishte lënë i lirë nga Prokuroria.

Po ashtu të afërmit e viktimës pretendojnë se autori kishte kërcënuar me armë zjarri ish-bashkëshorten, dhe ngjarja e rëndë e ndodhur sot, ishte e paralajmëruar.