×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Paga e mjekëve në Shqipëri shkon në mbi 1.500 euro, infermierët do të paguhen 770 euro

    Reporteri
    05 Prill 2023 | 16:54

    Pas rritjes së pagave të mjekëve specialistë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar rritjen e radhës për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.

    Sipas kreut të qeverisë duke filluar nga muaji prill mjekët e familjes dhe infermierët do të kenë rritje 7% mbi pagën.

    Ndërsa një tjetër rritje do të ndodhë prillin e 2024.

    “Ne kemi bërë një rritje të pagave për mjekët specialist dhe nga ana tjetër kemi një zotim për rritjen me 7% të pagave për mjekët e infermierët në tërësi. Kjo do të bëhet për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Paga e mjekëve të përgjithshëm, do të rritet me 59 mijë lekë, këto bishtat mos i merrni fiks se mund t’ju ndryshojnë”.

    “Paga e infermierit do të shkojë 72 mijë (rreth 637 euro), por ky është hapi i parë se në harkun midis dy prillave do e plotësojmë kuadrin, për momentin mjekët shpresoj nuk do të kërkojnë më shumë. Mjekët specialistë në QSUT do ta kenë pagën 174 mijë lekë (1,540 euro), ndërsa mjekët e përgjithshëm do të shkojnë 131 mijë lekë (1,160) dhe infermierët 87 mijë (770 euro)”, tha Rama. /A2 CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!