Qetësia mes protestuesve dhe policisë pranë Kryeministrisë zgjati vetëm rreth dy orë.

Rreth orës 18:00, protestuesit kanë hedhur gurë drejt efektivëve të policisë dhe molotovë drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë, policia është përgjigjur me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome.

Reklamë

Pas përgjigjes së policisë, protestuesit kanë nisur të shpërndahen.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një tjetër video në rrjetet sociale teksa shikon thyerjen e karrigeve para Kryeministrisë, të cilat i vendosi gjatë paradites së sotme ku kërkonte dialog.

“Dialog, po me kë?”, ka shkruar Rama në përshkrimin e videos.

Ndërkohë, ai në video flet edhe më shumë. Shprehet i gatshëm nëse për dialog.

Reklamë

“Tani, kush do dialog, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Dorëheqje! Poshtë diktatura! Poshtë komunizmi! S’duam dialog! Deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe të intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, dëgjohet të thotë Rama.