×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Publikohen pagat e 630 mijë qytetarëve të Shqipërisë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 16:11

    Pagat dhe numrat e identitetit të mbi 630 mijë qytetarëve të Shqipërisë janë publikuar ditën e mërkurë në disa media online. Pas ankesës së një grupi qytetarësh për publikimin e të dhënave personale, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet.

    Prokuroria do të kërkojë zyrtarisht në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve verifikim për nxjerrjen e dokumenteve zyrtare.

    Në linkun në formatin word që po shpërndahet kryesisht përmes ‘Whatsap’ janë bërë publike emrat, mbiemrat, numrat e identifikimit, institucionet ku punojnë dhe paga.

    Në listat e bëra publike përfshihen institucione shtetërore dhe private, ku pasqyrohen edhe pagat e zyrtarëve të lartë, përfshi edhe ata të Shërbimit Informativ Shtetëror.

    Skandali i daljes së të dhënave personale të pagave vjen pak muaj pas rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, në të ashtuquajturin skandali i patronazhistëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!