Në vizitën e presidentit turk, Recep Tayyp Erdogan në Tiranë, kryeministri Edi Rama ia prezantoi mysafirit një lloj vazoje punëdore, duke thënë se e ka punuar vet.
Duke ia shpjeguar vazon e punuar, Rama i tha Erdoganit se është artisti serioz.
“E kam vet, me këto duar. Jam artist serioz unë. Megjithatë siç thashë, në shtëpi duhet të shkojë kjo (vazoja). Se e kam bërë që zonja e kupton më mirë artin sesa ai”, deklaroi Rama, derisa presidenti Erdogan i shtronte pyetje rreth vazos.
Erdogan ka qëndruar të hënën në Tiranë, me ç’rast inauguroi një lagje në Laç, me disa banesa të ndërtuara për të prekurit e tërmetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.