Po mbahet në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin në rrugë.
“S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me këtë thirrje, si çdo ditë tjetër, qytetarët u mblodhën në shesh për të marshuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku po mbajnë edhe fjalimet e tyre.
Pas fjalimeve, qytetarët priten të marshojnë edhe në rrugët e Tiranës.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tyre me megafon, nismëtarët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përçahen gjatë marshimit dhe të mos përsëriten incidentet e mbrëmshme./Tch