Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar këtë të mërkurë, më 1 prill, se Irani mund të shënjestrojë elementë të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri, apo edhe subjekte private të lidhura me SHBA-të.

Sipas njoftimit të ambasadës, këto grupe mund të synojnë gjithashtu zona publike dhe të frekuentuara nga turistët, si qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Reklamë

Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Në njoftimin e ambasadës, gjithashtu renditen disa masa që qytetarët amerikanë në vendin tonë duhet të ndjekin:

-Qëndroni vigjilentë

-Monitoroni mediat lokale për informacione të reja

-Kini kujdes ndaj mjedisit përreth jush

Reklamë

-Rishikoni planet tuaja personale të sigurisë dhe mbani telefonin celular të karikuar për raste emergjence.