×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Nuk i kemi asnjë borxh”, Shqipëria refuzon “ultimatumin” e Erdoganit

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 17:49

    Shqipëria ka refuzuar që të plotësojë kërkesën e bërë nga presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan gjatë vizitës në Tiranë, ku bëri thirrje për masa ndaj gylenistëve.

    Kryeministri, Edi Rama gjatë një prononcimi për mediat nga selia e Partisw Socialiste tha se “nuk i kemi asnjë borxh”, Erdoganit dhe vetë Turqisë.

    “Nuk i kemi asnjë borxh presidentit të Turqisë dhe Turqisë, sikundër as presidenti i Turqisë dhe Republika e Turqisë nuk na kanë asnjë borxh, sepse mes miqsh dhe mes një miqësie vëllazërore nuk ka asnjë borxh”, tha Rama.

    Gjatë vizitë në Tiranë më 17 janar, Erdogan kërkoi nga Shqipwria që të ndërmarrë hapa konkrete për të luftuar gylenistët.

    Sipas tij ky ishte një “parakusht” për miqësinë dhe partneritetin mes dy vendeve. Gjithashtu ai e cilësoi FETO-n “kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë”.

    Nuk është hera e parë që Erdogan bën këtë kërkesë. Në janar të vitit të kaluar kur priti Ramën dhe kabinetin shqiptar në Ankara, bëri të njëjtën gjë.

    Në maj të vitit 2016, Turqia zyrtarisht e ka njohur lëvizjen e klerikut Gylen, si grup terrorist.

    Erdogan thotë se Gyleni qëndron prapa grusht-shtetit të dështuar më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi.

    Zyrtarisht Shqipëria ka refuzuar të dorëzojë te autoritetet turke anëtarët e lëvizjes Gylen.

    Prej vitit 2016, Shqipëria ka bërë lëshime të vogla, si lejimin e zëvendësimit të institucioneve arsimore të financuara nga gylenistët nga një fondacion shtetëror turk.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!