Një 49-vjeçar ka vdekur pasditen e të dielës në plazhin e Pishporos, në Fier.

Viktima, i identifikuar si D. D, nga Patosi, ka vdekur pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin.

Në zonë kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe shërbimet e Policisë.

Reklamë

49-vjeçari është transportuar me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë pak kohë më vonë., raporton A2cnn.