Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është vënë nën hetim pas kallëzimit të dy qytetarëve me të cilët u përplas sot në Qendrën e Votimit në Vorë.

Ai u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Votuesit Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç kallëzuan në polici se ai i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.

Reklamë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.

Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme”, sipas policisë.

Noka pretendoi se qytetarët janë paguar nga socialistët për të votuar PS.

Reklamë

Nga ana tjetër qytetarët e kanë quajtur mashtrues, ndërsa njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij. / TCH