×
  • Lajme
  • Lajme

    “Si në Amerikë mo…”, Haradinaj flet pas vizitës

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 16:06

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për herë të parë në këtë mandat, ka vizituar zyrtarisht Amerikën, ku thotë se ia ka kaluar si më së miri, shkruan Reporteri.net.


    Hradinaj për vizitën e tij në Amerikë ka folur para mediave pas hedhjes së gurëthemelit të muzeut për nder të refugjatëve të Bllacës gjatë luftës së ‘99-ës.

    Haradinaj kishte qëndruar katër ditë në SHBA ku nuk zhvilloi asnjë takim me ndonjë zyrtar amerikan, siç paralajmëroi para vizitës, shkruan Reporteri.net.

    Ai iu shmang pyetjes së mediave në lidhje me këtë çështje duke mos dhënë shumë detaje. I pyetur se si shkoi vizita e tij në tokën amerikane, Haradinaj u përgjigj shkurt dhe prerë.

    “Si në Amerikë ma, qysh është ma së miri”, është shprehur Haradinaj para mediave./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!