×
  • Lajme
  • Lajme

    Si tentuan ta vrisnin një person mbrëmë në Prishtinë, policia jep detaje

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 10:43

    Një person në Prishtinë ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.


    Rastin në fjalë e konfirmoi mbrëmë për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja.

    Sipas policisë viktima  është plagosur me armë zjarri në këmbë ku pas tretmanit mjekësor në QKUK, është liruar për në shtëpi.

    Policia konfirmon se personi i dyshuar ende ndodhet në arrati.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilët kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të armës së zjarrit.

    Ndryshe edhe dy ditë më parë një 24-vjeçar nga Podujeva tentuan ta vrisnin me tre plumba por fatmirësisht ai i shpëtoi atentatit.

    Kujtojmë se para tri ditësh ndodhi një vrasje e trefishtë në Prishtinë ku një person vrau gruan, renë dhe pastaj vetën. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!