×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / LAJMI I FUNDIT

    Siria njeh Kosovën

    Reporteri
    29 Tetor 2025 | 17:00

    Siria e ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  duke theksuar se marrëveshja për njohje është arritur sot në Riad, me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

    Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin sirian Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës dhe për mbështetjen e tij ndaj popullit kosovar.

    “Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë,” ka deklaruar Osmani.

    Ajo ka shprehur mirënjohje edhe për Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite për rolin vendimtar në realizimin e këtij akti historik ndërmjet dy shteteve.

    Me këtë njohje, numri i vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës arrin në 120 shtete.

    “Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë,” ka shtuar Presidentja Osmani. ????

    Postimi i plotë:

    Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë.

    Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë.

    Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona. ????

    Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!