Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër miratimit të Propozim-Rezolutës që trajtonte gjendjen në sektorin e energjisë elektrike, duke përfshirë planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji në vend.

Në votimin e mbajtur sot, 51 deputetë u deklaruan kundër rezolutës, ndërsa 27 të tjerë votuan në favor të saj. Nuk pati asnjë votë abstenimi.

Ndërkaq, gjatë seancës së sotme nuk pati debat lidhur me këtë çështje, pasi diskutimi për përmbajtjen e rezolutës ishte zhvilluar në seancën e kaluar.

Reklamë