×
  • Lajme
  • Lajme

    Stacioni i Autobusëve hap bunar, i kushton 870 euro

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 18:57

    Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ka nënshkruar kontratën e radhës. Kësaj radhe për të hapur një bunar.

    E hapja e bunarit, e cila pritet të bëhet shumë shpejtë, do të kushtojë 870 euro.

    Në njoftimin për nënshkrimin e kontratës, thuhet se për të hapur bunarin janë pranuar tre tenderë, shkruan Indeksonline.

    Oferta më e lartë e pranuar është 945 euro, derisa është zgjedhur ai që ka pasur ofertën më të ulët.

    Kompania e cila do të bëjë hapjen e bunarit është ”Labinoti “ nga fshati Lojze, Ferizaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!