Policia ka dhënë detaje shtesë lidhur me sulmin që u bë dje ndaj avokatit Gazmend Halilaj.
Në raportin 24 orësh, policia ka thënë se viktima derisa kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër.
Sipas versionit të policisë, të njëjtit më pas e kanë sulmuar fizikisht avokatin Halilaj, nga ku janë larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar për shtëpi ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore.
Njoftimi i plotë nga policia:
Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij dy persona të panjohur, kanë shtënë me armë zjarri në ajër e më pas e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Në vendi e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar për shtëpi ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore.