×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Femrat nga Kosova që ishin në Siri, kishin frikë mos nuk po i marrim të gjitha

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 22:19

    Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, për herë të parë ka folur për detajet rreth aksionit të kthimit të 110 kosovarëve nga Siria.

    Tahiri ka thënë se njerëzit që janë në kampet e luftës në Siri po përjetojnë një tmerr të vërtetë.

    “Ata shohin një minutë e më parë të ikin nga ato zona qoftë edhe me identitete të rreme. Duan vetëm të ikin nga aty”, tha ai.

    Ministri i Drejtësisë, ka thënë se të kosovarët e mbetur në ato zona ishte shpërndarë lajmi se po përgatitet një kthim i tyre në Kosovë.

    “Jo që kanë pasur vullnet të kthehen në Kosovë, por kishin frikë mos a po arrijnë të gjitha të kthehen sepse po përjetonin një tmerr të vërtet. Nuk ka pasur kurrfarë imponimi. Të gjithë kanë kërkuar sa më parë të ikin nga ai kamp dhe ai mjerim”, tha Tahiri, përcjell Telegrafi.

    “…Ajo që e kam parë në ato kampe, nëse e krahasojmë me Bllacën e vitit 1999, Bllacën mund të konsiderojmë një hotel për ta”.

    Tahiri thotë se përgjegjësia e aksionit ka qenë shumë e madhe pasi zyrtarët e shtetit të Kosovës kanë shkuar në zonën e luftës dhe kanë qenë të rrezikuar me jetë.

    “Vazhdimisht kam qenë me trauma, po e përsëris, sepse çka nëse ata zyrtarë të Kosovës që kanë shkuar në këtë operacion do të sulmoheshin…Këta e kanë kryer një punë shumë të rëndësishme”, tha Tahiri.

    Kujtojmë se këta janë kthyer të premten së bashku me 106 gra e fëmijë me një operacion të Kosovës me SHBA-në, ku kjo e fundit i ka sjell me avion ushtarak në aeroportin e Prishtinës siç ka raportuar gazeta online “Reporteri.net”.

    Ministri Tahiri: Edhe 60 kosovarë gjenden në Siri

    ballina

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!