×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 22:47

    Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri para tri orëve në kryeqytet.


    Rastin në fjalë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Në bazë të informacioneve të para viktima është dërguar për trajtim mejkësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

    “Rreth orës 19:00 kemi marrë informatën se në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ( sipas informacioneve që kemi është jashtë rrezikut për jetë) ndërkohë që personi i dyshuar është identifikuar dhe i njejti po kërkohet nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

    Ndryshe edhe dje një 24-vjeçarit nga Podujeva deshën ta vrisnin me tre plumba por fatmirësisht ai i shpëtoi atentatit.

    Kujtojmë se para dy ditësh ndodhi një vrasje e trefishtë në Prishtinë ku një person vrau gruan, renë dhe pastaj vetën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!