Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe nesër do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, për shkak të temperaturave të larta.

Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Reklamë

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria ka bërë thirrje për operatorët ekonomikë dhe ngasësit që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.