×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentuan ilegalisht ta licencojnë poliklinikën, arrestohen një shqiptar dhe një serbe

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 19:05

    Policia e Kosovës njofton se pperacioni policor “Poliklinika” ka arrestuar një shqiptar dhe një serbe për falsifikim, mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme dhe mbyll “poliklinikën”, shkruan Reporteri.net.


    “Falë shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit të mirë edhe me qytetarët, janë realizuar hetime disa javore dhe është arritur që sot më 10.04.2019, të identifikohen dhe arrestohen dy persona të dyshuar: një mashkull/shqiptar kosovar me inicialet (A.A.) dhe një femër/serbe kosovare me inicialet (L.S.), nën dyshim e bazuar se kanë kryer vepra penale ku përfshihen “Falsifikim i dokumentit zyrtar” neni 434, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 399, “Mashtrim” nga neni 335 dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    Sipas policisë të dyshuarit e potencuar lartë me iniciale dyshohet se kanë keqpërdorur dokumente, diploma etj, me qëllim që poliklinikën t’a Licencojnë në Ministrinë e Shëndetësisë.

    “Pas zhvillimit të hetimeve intenzive dhe profesionale nga Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, njësia rajonale në Prishtinë ekziston dyshimi i bazuar se janë kryer Veprat Penale të lartëpërmenduara. Gjatë hetimeve, janë trajtuar të gjitha provat me profesionalizëm. Lidhur me rastin në fjalë është konsultuar edhe Prokurori i rastit (në PTH-Prishtinë) i cili është njoftuar për të gjitha veprimet e ndërmarra nga Njësiti rajonal për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK). Nga i njëjti jemi udhëzuar që në Poliklinikë të bëhet një kontroll i përbashkët me Inspektoratin Shëndetësorë të Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim të verifikimit dhe vërtetimit të gjendjes faktike për të gjitha dyshimet e ngritura”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Pas intervistimit të dy të dyshuarve të arrestuar (A.A.) dhe (L.S.), Prokurori i rastit ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e tyre për 48 orë, për procedura të mëtejme sipas ligjit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!