×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Ndërmarrja Publike

    Termokosi rihap garën për Kryeshef Ekzekutiv, Bersant Beka dhe Fisnik Osmani pritet t’i hyjnë garës

    Reporteri
    07 Shtator 2026 | 21:59

    Ndërmarrja Publike “Termokos” ka shpallur konkursin e ri për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, duke rikthyer në vëmendje garën për drejtimin e ndërmarrjes pas anulimit të konkursit të mëparshëm në qershor të këtij viti.

    Në mesin e emrave që pritet të jenë në garë për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Termokosit është Bersant Beka, ish-drejtor i Administratës në Komunën e Prishtinës.

    Beka kishte mbajtur edhe pozitën e shefit të kabinetit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    Beka ishte larguar nga pozita e drejtorit në Komunën e Prishtinës gjatë qeverisjes së Përparim Ramës, ndërsa largimi i tij nga kjo pozitë ishte shoqëruar me vlerësime kritike rreth performancës.

    Në garë pritet të jetë edhe ish-Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani. Osmani kishte aplikuar edhe në konkursin e kaluar për këtë pozitë, por procedura ishte ndërprerë pasi konkursi ishte anuluar në qershor.

    Konkursi i publikuar përcakton kriteret dhe kushtet për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, ndërsa aplikimet do të zhvillohen sipas procedurave të përcaktuara në konkursin zyrtar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!