×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Këto kërkesa do t’ia paraqes Merkelit dhe Macronit

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 21:46

    Presidenti Hashim Thaçi ka treguar se ç’kërkesa do t’i parashtrojë kancelares Merkel dhe presidentit Macron, shkruan Reporteri.net.


    “Nga takimi pres konfirmimin nga Merkel dhe Macron se do ta mbështesin Kosovën për liberalizimin e vizave, jo si dhuratë por respektim i kontratës sepse kemi plotësuar kriteret.
    Do të kërkoj nga Gjermania dhe Franca t’i bindin pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.
    Ta bindin Serbinë me na njoftë pa kushte.
    Të dilet me një deklaratë të përbashkët të dënohet gjenocidi në Kosovë”, ka deklaruar Thaçi në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Presidenti shtoi se nëse kjo s’ndodh ky takim për Kosovën do jetë i thatë dhe i zbehtë dhe pa substancë.

    Ai tha se nuk do ketë kurrfarë sovraniteti të dyfishtë, do jetë i plotë dhe i pacenuar nga askush.

    “Kurgjë sekrete, asnjë plan nuk do ketë”, ka deklaruar Thaçi.

    Ai më tej ka thënë se nuk do ketë fare Asociacion me kompetenca ekzekutive siç duan serbët. /Reporteri.net/.

    Presidenti Thaçi jep detaje të reja për Samitin e Berlinit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!