×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi në Bruksel: Heqja e vizave rikthen besimin qytetar në Bashkimin Evropian

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 16:26

    Presidenti Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian me ç’rast ka takuar presidentin  Donald Tusk dhe Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për liberalizimin e vizave, dialogun për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektiven e anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, shkruan Reporteri.net.


    “Në takimet e sotme me presidentin Tusk dhe komisionerin Hahn në Bruksel, ritheksova se zvarritja e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë është e pakuptimtë dhe e papranueshme. Bashkimi Evropian, pa vonesa të tjera, duhet ta marrë vendimin për heqjen e vizave dhe duhet ta përshpejtojë rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Status Quo-ja dhe mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor tejkalohen vetëm me lidership dhe vizion të qartë të Bashkimit Evropian për tërë rajonin tone”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!