×
  • Lajme
  • Lajme

    Tuneli i mbyllur për gati 6 muaj, do të gjobitet kompania

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 10:01

    Në Mitrovicë qytetarët po përballen me kolona dhe vonesa afër tunelit. E gjithë kjo tollovi po bëhet për shkak të mos hapjes së tunelit që ndodhet në hyrje të Mitrovicës.


    E për këtë vonesë kanë folur nga Ministria e Infrastrukturës, të cilët thonë se kompania e ka vonuar punën dhe për këtë shkak do të gjobitet.

    Ka më shumë se pesë muaj që tuneli në hyrje të Mitrovicës është i pakalueshëm. Kjo pasi që në nëntor të 2018 filluan punimet për renovimin e tij.

    Përkundër që ishte planifikuar të përfundonte brena 86 ditëve të punës, tuneli nuk është ende i përfunduar.

    Nga kompania ndërtuese thonë që po bëjnë punime të reja dhe se brenda 10 ditëve do të lëshohet për qytetarët.

    E këto vonesa kanë shkaktuar shqetësim tek vetë qytetarët.

    E për shkak të mosfunksionimit të tunelit është krijuar një rrugë alternative për kyçjen në qytet.

    Në këtë rrugë shpesh krijohen edhe kolona.

    E gjithë kjo sepse ura është e ngushtë.Kolonat që krijohen këtu e kanë shtyrë edhe komunën të reagojë.

    Por, nga Ministria e Infrastrukturës që është financuese e këtij projekti thonë që kompania nuk e ka kryer punën si duhet. Prandaj edhe është shtyrë afati i punimeve. Por edhe ky afat është tejkaluar.

    Për këtë, zv. Ministri Rexhep Kadriu thotë që kompania do të gjobitet.

    Punimet në tunelin e Mitrovicës do të duhej të përfundoheshin në fillim të marsit. Mirëpo, për shkak të ngecjes në punime, Ministria eInfrastrukturës i ka shtuar afatin për 20 ditë.

    Por, punimet ende nuk kanë përfunduar, dhe tuneli në Mitrovicë vazhdon të jetë i mbyllur.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!