×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtria amerikane: Ne e ndihmuam kthimin e kosovarëve nga Siria

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 12:20

    Në orët e vona të së premtes 110 qytetarë kosovarë janë kthyer nga Siria.


    E për t’u kthyer në Kosovë, në ndihmë autoriteteve kosovare u doli dhe ushtria amerikane.

    Edhe pse ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk specifikoi se cili ishte roli që ShBA-të luajtën, tashmë bëhet e ditur se një aeroplan me flamurin e ShBA-së arriti në Aeroportin e Prishtinës, teksa operacioni në fjalë po kryhej.

    Kur u pyetën për kthimin e luftëtarëve në Kosovë, zëdhënësi i ushtrisë amerikane Sean Robertson tha se pasuritë amerikane janë përdorur për të mbështetur këtë operacion të riatdhesimit.

    “Asetet e Shteteve të Bashkuara janë përdorur për ta mbështetur operacionin e kthimit të 110 kosovarëve nga Siria. Shtetet e Bashkuara në asnjë moment nuk e kanë marrë përgjegjësinë për të ndaluarit e dyshuar si luftëtarë të huaj terroristë”, tha Robertson.

    Ai nuk pranoi të jepte detaje shtesë për arsye të sigurisë.

    Më shumë se 300 qytetarë të Kosovës kanë shkuar në Siri nga viti 2012 dhe 70 burra që luftuan si pjesëtarë e grupeve terroriste janë vrarë.

    Autoritetet kosovare njoftuan se në mesin e personave të kthyer janë edhe katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, nëntë prej të cilëve nuk e kanë njërin prind.

    Katër luftëtarët u arrestuan menjëherë dhe prokurori i shtetit njoftoi se ndaj tyre do të ngrihen aktakuza brenda një kohe të shkurtër.

    Ky është aeroplani amerikan që mbrëmë solli në Prishtinë 110 kosovarët nga Siria

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!