×
  • Lajme
  • Lajme

    Varrosen dy të rinjtë nga Lipjani që vdiqën nga aksidenti në Duhël

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 14:39

    Si pasojë e aksidentit të shtunën në fshatin Duhlë, humbën jetën dy të rinj nga Lipjani, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava, si dhe një i ri nga Prishtina, V.H.

    Gjatë natës së mbrëmshme në komunën e Lipjanit u ndezën qirinj në kujtim të këtyre të rinjve që humbën jetën.

    Varrimi i trupave u bë sot në varrezat e fshatit Llugaxhi.

    Gjatë ceremonisë së varrimit Kryetari, Imri Ahmeti në emër të Institucioneve lexoi telegram ngushëllimi.

    E nderuara familje Retkoceri dhe Tmava

    E dashura rini, të dashur qytetar të Llugaxhisë dhe Lipjanit në emër të Komunës së Lipjanit dhe në emër tim ju shprehë ngushëllimet me rastin e ndarjes nga jeta të Leonardit dhe Sahitit.

    Lajmi i keq, lajm i kobshëm i datës 16 mars në orët e pasdites na ka pikëlluar thellë të gjithë ne qytetarët e Lipjanit.

    Ndarja nga jeta e Leonardit e Sahitit kaq e hershme, e pa pritur është humbje për familjen për rinin e Lipjanit dhe për gjithë komunën tonë.

    Leonard e Sahit do të na mungoni përherë.

    I lehtë qoftë dheu.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!