×
  • Lajme
  • Lajme

    Vasfije Krasniqi: Ky është vendi ku mu shuan ëndrrat

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 14:39

    E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit të vitit 1999-të në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, së bashku me përfaqësues të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), kanë vizituar vendin e dhunimit të saj nga forcat serbe para 20 vitesh.


    Në këtë aktivitet u kërkua që për herë të parë të shënohet kjo ditë, si krimi më i heshtur, duke ftuar kështu edhe insitucionet që ta shënojnë këtë ditë si “Dita e dhunimit seksual”.

    Vasfije Krasniqi-Goodman, tha se në vitin 1999-të, forcat serbe të cilët e kishin kryer këtë akt dhunimi, ia shuan asaj ëndërrat e fëmijërisë, e për ta zbutur dhembjen sado pak, ajo iu drejtua edhe UNMIK-ut dhe EULEX-it, duke kërkuar drejtësi nga ata, por që kjo e drejtë iu mohua Krasniqit.

    “Sot flas si 16 vjecare kur ndodhi krimi, aty mu shuan ëndrrat e fëmijërisë nuk e dijsha se cka do ndodhte kur nisi dhunimi e dija por mendt i kisha të familja, drejtësi kërkova nga viti 99 nga UNMIK-u, EULEX drejtësia mu mohua, nuk do ndalem do vazhdoj për 20 mijë tjera me kërku drejtësi si prej Kosovë edhe shtetev tjera.

    Ky krim nuk do fshehet më se 20 vite u bë boll, krimet ndodhën edhe para familjes para burrit e fëmijëve ne po ua mblojmë serbëve duke e mbajt në vete, ju lus familjarëve me pas mendje më të hapur me fol lirshëm ata që janë të dhunuar me pas mbrojtje të familjes e insitucioneve kërkojmë drejtësi, na u duhet sepse shpritit nuk do rahatiget deri sa ta kemi drejtësinë”, tha Krasniqi-Goodman.

    Ndërsa, Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive në QKRMT, e cilësoi Krasniqin si një ambasadore të guximshme, duke thënë se Kosova nuk ka ditë të veçantë ku shënohet krimi më i heshtur, ai i dhunimeve seksuale gjatë luftës së fundit në vendin tonë.

    “Këtë pranverë po shënojmë 20 vjet të përfundimit të luftës se Kosovës dhe po e shënojmë me aktivitete të ndryshme, e ditë lavdishme të epopesë, masakrave, por nuk ka ditë të vecantë të shënohet krimi më i heshtur i dhunimit të luftës në raport me dhunime seksuale në Kosovë”

    “Këtu kam ambasadoren e guximshme Vasfije Krasniqin-Goodman që ka ardh nga Amerika e largër dhe kjo vitin e kaluar i dha fund heshtjes e këtyre vitkimave të dhunës seksuale duke nda rregimin me shoqërinë Kosovare dhe erdhi në vendin ku ndodhi krimi i saj para 20 viteve ku endrrat për një jetë të mirë u shuqn dhe mi tregu shoqërisë që kujtesa e ka nuk mund të shkrujet pa marr edhe qindra gra tjera që janë dhunu”, u shpreh Rashiti.

    I pranishëm për ta nderuar të mbijetuarën e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqin-Goodman, ishte edhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili i premtoi mbështetje Krasniqit, duke kërkuar që të bashkohen me përjetimin e saj, për të kërkuar drejtësi ndaj aktit të kryer nga forcat serbe.

    “Si një bashkëmoshatar i Buqës e kojshi nga i njejti vend sot jam këtu për të dhënë mbështetjen time dhe qytetarëve të Vushtrrisë për aktin e guximshëm do bashkohemi me të dhe ata qe kërkojnë drejtësi, kerkojmë drejtësi për krimet e dhunes që janë heshtuar gjatë por tani duhet bashkë të bashkohemi dhe të thërrasim për drejtësi sepse vetëm duke pas drejtësi dhe sjellë para drejtësisë kryesit e krimeve Vasfija shoqja ime dhe gjithë të dhunarit e luftës do gjejnë prehje dhe qetësi”

    “Sot ne nuk duhet ndjehemi të turpëruar e as shtypur, të turpruarit janë serbët ne jemi të fjtuarit sepse jemi të lirë dhe kemi pavarësinë”, tha Tahiri.

    Më 16 tetor të vitit 2018-të, Vasfije Krasniqi-Goodman, u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë kështu e mbijetuara e parë, e cila pranoi që rrëfimin e saj për dhunën seksuale të kryer ndaj saj nga forcat paramilitare serbe në vitin 1999, ta shfaqë edhe publikisht.

    Ndërsa më 18 tetor të 2018-ës, Vasfije Krasniqi-Goodman, u dekorua me medalje presidenciale nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!