Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar sërish ulje.
Sipas çmimeve të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), për datat 30 dhe 31 gusht, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (dizel) është 1.70 euro, një cent më pak krahasuar me ditën e djeshme.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për dy ditë, përkatësisht më 30 dhe 31 gusht 2026.
Çmimet maksimale: Nafta (dizel): 1.70 euro/litër, Benzina:1.53 euro/litër dhe Gasi: 0.63 euro/litër.
MINTI ka bërë të ditur se qytetarët mund t’i adresojnë ankesat lidhur me çmimet e derivateve përmes adresës elektronike të ministrisë ose në numrin pa pagesë 0800 11000.