×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e të riut nën rrënojat e ish-hotelit, e marta ditë zie në Mitrovicë

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 1:08

    Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka shpallur ditë zie të martën në Mitrovicë.


    Kjo pasi u gjet pa shenja jete 27 vjeçari V.B., i cili u zu nga rrënojat e shembjes së një pjese të ish-hotelit “Adriatik” në këtë qytet, shkruan Reporteri.net.

    Ngjarja ndodhi të hënën pasdite, derisa i riu ishte duke punuar në këtë objekt, bashkë më disa persona tjerë.

    “Me pikëllim ju njoftoj se para pak minutash nën gërmadha është gjetur pa shenja jete trupi i të riut, që ishte zënë pas shembjes së një pjese të ish hotelit “Adriatik”. Së bashku me gjithë banorët e Mitrovicës ndajë dhimbjen me familjen e të ndjerit, të cilës i shprehu ngushllimet më të sinqerta, duke lutur që Allahu i Madhërishëm ta shpërblej me Xhenet”, ka shkruar në facebook, Agim Bahtiri, nga Holanda ku ndodhet aktualisht.

    “Të martën e shpalli Ditë Zie në qytetin e Mitrovicës, në shenjë nderimi dhe dhimbje për humbjen e jetës së të riut”, njofton ai.

    “Falënderoj FSK-në, Policinë, Zjarrfikasit, ekipet emergjente komunale, qytetarët vullnetarë dhe kompanitë ndërtuese që iu bashkuan aksionit të kërkimit, sepse kanë bërë një punë të rëndë dhe me shumë rrezik nga shembja e pjesës tjetër të objektit”, ka përfunduar i pari i Mitrovicës.

    Ndërkohë, deri më tash, dy persona janë ndaluar si të dyshuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, për shembjen e një pjese të objektit të ish-hotelit “Adriatik” në Mitrovicë.

    Të ndaluarit janë punëdhënësi dhe punëkryesi i punimeve në këtë objekt.

    Në ndërtesë kanë qenë duke punuar gjithsej 4 persona. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!