×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllait të heroit Agim Ramadani i thyhet vetura në Gjilan, i vjedhin çantën që ishte në të

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 22:28

    Të shumta janë rastet e thyerjeve të veturave, vjedhjeve të tyre por edhe gjësendeve që njerëzit lënë në to.


    Një rast i fundit ndodhi në Gjilan, ku një mërgimtarë kishte parkuar veturën në afërsi të një qendre tregtare, e një person i dyshuar i thyen xhamin dhe i merr një çantë dore e cila ishte në të.

    Video e momentit është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se si personi në fjalë thyen xhamin dhe kryen vjedhjen, shkruan Indeksonline.

    E sipas personave të njohur me këtë rast thuhet se vetura të cilës iu thye xhami është në pronësi të vëllait të dëshmorit të kombit, Agim Ramadani (Katana), i cili nuk jeton në Kosovë.

    “Nëse e njeh dikush këtë veturë Audi A3 651KS351, tabelat që nuk jemi shumë të sigurt se nuk po shihet mirë, lajmërohuni në këtë numër: 045824060”, thuhet në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!